Basketboll: Trepça mposht Bashkimin në Prizren

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme duke e mposhtur Bashkimin në Prizren me rezultat 91-97, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 19-22.

Çereku i dytë po ashtu i takoi Trepçës të cilët e mbyllën pjesën e parë me rezultat 38-48.

10 minutëshi i tretë konfirmoi se mysafirët në këtë ndeshje kishin udhëtuar për fitore, pasi  Trepça e fitoi me rezultat 20-26.

Çereku i katërt i takoi Bashkimit, por nuk munden ta përmbysin rezultatin për tu mbyllur ndeshje me rzutlatin 91-96, për të triumfuar në fund Trepça.

Te Bashkimi u dalluan Endrit Hysenagolli me 22 pikë e 17 kërcime, kurse nga 18 pikë shtuan Sean Hoehn dhe Musab Mala, derisa te Trepça, më i miri ishte Drilon Hajrizi me 25 pikë, 14 kërcime e pesë asistime, i ndihmuar nga Dillon Smith me 25 pikë e tetë asistime dhe Besnik Azemi me 19 pikë.

Bashkimi ka tetë fitore dhe shtatë humbje, kurse Trepça tri fitore dhe 12 humbje.