Basketboll: Trepça mbetet në Superligë

Klubi i basketbollit Trepça do të jetë së paku edhe për një sezon pjesë e Superligës së basketbollit kosovar.

Mitrovicasit kanë shënuar fitore të thellë ndaj AS Prishtinës me rezultat 115-47, në kuadër të sfidës së dytë të play-out-it.

Në takimin e parë të zhvilluar në Prishtinë, mysafirët nga Mitrovica kishin fituar me rezultat 54:76 dhe kështu Xehetarët do të garojnë edhe edicionin e ardhshëm në elitën e basketbollit të Kosovës.

Vendasit e nisën mirë duke e fituar çerekun e parë 33:8, derisa lojë të mirë vazhduan edhe në periodën e dytë, që e fituan 27:9.

Në pjesën e dytë nuk kishte ndryshime, me Trepçën që fiton periudhën e tretë 19:11 dhe atë të fundit 33:9 për të triumfuar në fund me rezultat bindës 115:47.

Te Trepça u dalluan Mojeed Eëuosho me 24 pikë e 6 kërcime dhe Devin Haygood me 19 pikë e 9 kërcime.

Ndërkaq te AS Prishtina më të mirët ishin Dardan Sejdiu me 16 pikë e 14 kërcime dhe Don Polloshka me 21 pikë.