Basketboll: Trepça mbetet në Superligë

Trepça ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të “Play-out”-it duke e siguruar mbetjen në Superligën e Kosovës së paku edhe për sezonin e ardhshëm.

Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 94-85 ndaj Istogut.

“Minatorët” kishin fituar edhe takimin e parë 70-99, andaj e kishin më të lehtë përballjen, ku duhej të mos humbisnin me 30 pikë dallim. Kështu skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës do të vazhdojë të jetë anëtare e elitës së basketbollit.

Në sfidën e dytë, Dino Butorac dhe Besnik Azemi shënuan nga 17 pikë, kurse me 15 kontribuoi Drilon Hajrizi, ndërsa te Istogu u dallua Diamant Shabani me 26 pikë dhe 13 kërcime.