Basketboll: Të enjten nënshkruhet marrëveshja për themelimin e ligës së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë

Të enjtën më 10 shtator, nga ora 19:00, në Tiranë do të nënshkruhet marrëveshja historike ndërmjet Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës, për themelimin e Ligës së basketbollit e cila do të quhet “Liga UNIKE”.

Marrëvëshja do të nënshkruhet nga Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari dhe kryetari i FBK-së, Arben Feteha, në praninë e Besa Shahinit,  Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, njofton FFK.

Në Ligën Unike do të marrin pjesë tetë skuadra, katër nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.

FBK ka njoftuar se ky projekt është përkrahur nga FIBA Europa.

Ende nuk është bërë e ditur se cilat skuadra do të marrin pjesë në këtë ligë.