Basketboll: Shemsettin Bash jep dorëheqje nga Peja

KB Peja ka mbetur pa trajneri, pasi Shemsettin Bash ka dhënë dorëheqje.

Peja ka njoftuar se Bash ka dhënë dorëheqje për arsye familjare.

Bash në fillim të këtij muaji e mori drejtimin e Pejës duke e zën vendin e kroatit Edi Xhelalija, duke nënshkruar kontratë deri në përfundim të sezonit.

Trajneri turk e udhëhoqi Pejën në dy ndeshje, në humbjen ndaj Yllit dhe fitoren kundër Vëllaznimit.

Klubi pejan ka njoftuar se Petrit Zeqiri do ta udhëheqë skuadrën deri sa të arrijnë marrëveshje me një trajenr të ri.