Basketboll: Serbia e mposht SHBA-n

Serbia ka arritur t’i mposht SHBA-n me rezultat 94-89, në garë për vendin e pestë.

Çerekun e parë e fitoi Serbia me rezultat 23-21.

Ndërsa çerekun e dytë e fitoi SHBA-ja 28-27.

Çerekun e tretë e fituan me rezultat të thellë amerikanët ku u duk se fitorja do t’i takonte atyre me rezultat 33-12.

Mirëpo, çereku i fundit ishte fatal për amerikanët, pasi atë e fituan serbët me rezultat 32-7 dhe me rezultat të përgjithshëm 94-89.

Serbia do të përballet me fituesin e ndeshjes Poloni – Çeki, për vendin e pestë.