Basketboll: Rahoveci tregohet i fortë për Prishtinën

KB Rahoveci ka shënuar fitore me rezultat 86-62, në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultat 18:10.

Lojë më e barabartë u zhvillua në çerekun e dytë, vendasit e fituan me rezultat 24-21, për të shkuar në pushim me rezultat të përgjithshëm 42-31.

Deri në fund të ndeshjes vreshtarët e ruajtën epërsinë e krijuar në dy çerekët e parë për të triumfuar në fund me rezultat 83-62.

Te Rahoveci më i dalluari ishte Isaiah Traylor me 30 pikë, derisa te Prishtina, Altin Morina kishte 15 pikë e 11 kërcime, derisa 14 pikë shtoi Fisnik Rugova.

Rahoveci ka dy fitore dhe një humbje, kurse Prishtina një fitore dhe dy humbje.