Basketboll: Rahoveci tregohet i fortë për Bashkimin

Rahoveci ka shënuar fitore me rezultat 81-74, ndaj Bashkimit në kuadër të xhiros së 12-të në Superligen e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë duke fituar çerekun e parë me rezultat 17-21.

Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në 10 minutëshin e dytë, që përfundoi me rezultat 14-15, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 31-36.

Vreshtarët u këndellën në çerekun e tretë duke fituar bindshëm me rezultat 28-11, kurse rezultati në semafor pas 30 mintave ishte 58-47.

Çereku i katërt i takoi Bashkimit me rezultat 22-27, por nuk arritën ta shkrijnë epërsinë e vendasve, duke u mbyllur ndeshja me rezutlat 81-74 për Rahovecin.

Te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 24 pikë dhe Isaiah Traylor me 18 pikë e shtatë asistime, kurse te Bashkimi u dalluan Sean Hoehn me 30 pikë e pesë kërcime dhe Musab Mala me 16 e pesë kërcime.

Rahoveci ka nëntë fitore dhe tri humbje, ndërsa Bashkimi gjashtë fitore dhe gjashtë humbje.