Basketboll: Rahoveci tërhiqet nga organizimi i Kupës së Kosovës për shkak të referimit

Klubi i Basketbollit Rahoveci, nuk e ka pritur mirë humbjen ndaj Pejës të mërkurën me rezultat 90-85, e cila u luajt në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës.

Rahoveci ka njoftuar se është tërhequr nga organizimi i Final 8 të Kupës së Kosovës, për shkak të referimit skandaloz në ndeshjen ndaj Pejes.

Po ashtu në njoftimin e Rahovecit thuhet se më nuk do të tolerojnë që të shkelet e nëpërkëmbët puna e tyre.

“Bordi i KB RAHOVECI po ashtu kërkon nga drejtuesit e FBK-së që të kenë parasysh këto zhvillime për një ecuri të rregullt të kampionatit. KB RAHOVECI i ka dhënë shumë basketbollit kosovar viteve të fundit, madje ka qenë edhe shembull për organizim dhe atmosferë të paparë qe shumë vite në Kosovë. Për këtë arsye dhe për hir të basketbollit, edhe këtë vit në kohë pandemie ka vendosur që të marr organizim e FINAL 8 kupës së Kosovës, që ka kosto të lartë, mirëpo duke parë zhvillimet aktuale në raport me skuadrën tonë, kemi vendosur që të tërhiqemi nga organizmi i këtij kompeticioni për këtë vit. Bordi i KB Rahoveci, nuk e sheh të arsyeshme dhe e ka të pamundur të vazhdoj organizime të tilla në kohën kur po dëmtohet vazhdimisht dhe në momentet më të rëndësishme”, thuhet në reagim të Rahovecit.