Basketboll: Rahoveci mposht Yllin në Suharekë

Rahoveci e ka fituar derbin e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 76-96.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar nga të dy ekipet duke u mbyllur me rezultatin 15-16.

10 minutëshi i dytë i takoi Rahovecit të cilën e fituan me rezultat 15-22, për të shkuar në pushim me shifrat 30-38.

Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, duke e fituar 20-30, kurse rezultati në semafor ishte 50-68.

10 minutat e fundit ishin të barabartë dhe kjo mjaftoi që Rahoveci të triumfonte në fund me rezultat 76-96.

Më të dalluarit te Golden Eagle Ylli ishin Griffin Rame me 21 pikë e tetë kërcime dhe Valon Bunjaku me 16 pikë e tetë kërcime, kurse te Rahoveci më të mirët ishin Alban Veseli me 26 pikë e gjashtë kërcime dhe Isaiah Traylor me 23 pikë e pesë asistime.

Golden Eagle Ylli ka katër fitore dhe tri humbje, kurse Rahoveci pesë fitore dhe dy humbje.