Basketboll: Rahoveci mposht Yllin në Suharekë

Rahoveci ka triumfuar ndaj Yllit si mysafir me rezultat 67-72, në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë i takoi mysafirëve të cilët e fituan me rezultat 17-21.

Vendasit u këndellën në 10 minutëshin e dytë duke e fituar me rezultat 18-14,  për tu mbyllur me rezultat 35-35.

Çereku i tretë po ashtu i takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 17-14.

10 minutëshi i fundit i takoi mysafirëve të cilët e fituan me rezultat 15-23, për të triumfuar në fund me shifrat 67-72.

Te Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 19 pikë, Valon Bunjaku me 18 dhe Demetris Morant me 12 pikë e 16 kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 16 pikë, Arian Qallaku me 14 pikë e 6 kërcime, Alban Veseli me 13 pikë e 6 kërcime dhe Altin Morina me 11 pikë e 9 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 13 fitore dhe shtatë humbje, kurse Rahoveci 13 fitore dhe tetë humbje.