Basketboll: Rahoveci mposht Yllin dhe kalon në gjysmëfinale të ‘Play – Off-it’

Rahoveci ka shënuar fitore në derbin ndaj Yllit me rezultat 84-70, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen mirë duke e fituar çerekun e parë me shifrat 26-19.

Rahoveci vazhdoi me formë të mirë edhe në 10 minutëshin e dytë duke e fituar me rezultat 23-18, për të shkuar në pushim me shifrat 49-33.

Çereku i tretë përsëri ishte me ritëm të njejtë për vendasit që e fituan me rezultat 23-18.

10 minutëshi i fundit i takoi Yllit, por nuk i mjaftoi ta shmangte humbjen me shifrat 84-70.

Rahoveci kualifikohet në gjysmëfinale nga vendi i dytë, kurse Ylli përfundoi garat në vendin e tretë dhe në çerekfinale të “Play-off”-it do të përballet me Bashkimin.

Te Rahoveci u dalluan Ed Daniel me 17 pikë e 20 kërcime, Darell Davis me 21 pikë, Alban Veseli me 11 pikë e shtatë kërcime dhe Altin Morina me 14 pikë e tetë asistime, kurse Te Golden Eagle Ylli, Lg Gill shënoi 17 pikë, ndërsa nga 15 shtuan Erjon Kastrati, Mitchell Ëilbekin dhe Valon Bunjaku.