Basketboll: Rahoveci mposht Pejën

Rahoveci ka fituar derbin ndaj Pejës me rezultat 86-77, në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e kontrolluan lojën nga fillimi deri në fund, duke mos e rrezikuar fitoren në këtë përballje.

Vreshtarët e nisën ndeshjen më mirë duke e fituar çerekun e parë 25-16.

10 minutëshi i dytë i takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 27-15, duke shkuar në pushim mes pjesëve 52-31.

Pejanët e nisën mirë çerekun e tretë duke e mbyllur me rezultat 10-16.

10 minutëshi i fundit po ashtu i takoi pejanëve të cilët e fituan me rezultat 24-30, megjithatë, Rahoveci fitoi me rezultat 86-77.

Te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 30 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime dhe Marvin Jones me 24 pikë.

Derisa te Peja më të dalluarit ishin Drilon Hajrizi me 29 pikë e 17 kërcime dhe Robert Cartëright me 18 pikë.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore dhe dy humbje.