Basketboll, Rahoveci fiton ndaj Lipjanit

Rahoveci ka vazhduar me fitore, duke mundur Lipjanin në udhëtim me rezultat 79:116, në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Vreshtarët kanë qenë më të mirë nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar.

Mysafirët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 12:36, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periodën e dytë, që e fituan 19:30.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, ku periudha e tretë përfundon 27:28 dhe ajo e fundit 21:24.

Demarcus Stucky ishte më i miri te Lipjani me 40 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asitime, derisa te Rahoveci u dalluan Joshua McFolley me 20 pikë për 20 minuta dhe Javis Hoëard me 18 pikë e 12 kërcime.

Për Lipjanin kjo ishte humbja e 11-të nga 11 ndeshje të zhvilluara, kurse Rahoveci ka dhjetë fitore dhe një humbje. Vreshtarët janë në vendin e parë në renditje.