Basketboll: Rahoveci fiton me vështirësi ndaj Vëllaznimit

Rahoveci ka shënuar fitore të vështirë ndaj Vëllaznimit me rezultat 72-67, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligen e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë i takoi vendasve të cilët e mbyllën me rezultatin 19-16.

10 minutëshi i dytë i takoi mysafirëve të cilët e mbyllën me rezultat 40-41.

Në periudhën e tretë, vendasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 21-14, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61-55.

Vëllaznimi sërish u rikthye në periodën e fundit dhe një minutë para fundit kalon në epërsi 65-66. Por, në momentet e fundit Rahoveci u tregua më i vëmendshëm dhe triumfoi 72-67.

Te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 24 pikë e gjashtë kërcime dhe Isaiah Traylor me 22 pikë e katër kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Christopther Hortman me 17 pikë e tetë kërcime.

Rahoveci ka 12 fitore dhe tri humbje, kurse Vëllaznimi katër fitore dhe 11 humbje.