Basketboll, Rahoveci fiton me lehtësi ndaj Feronikelit

KB Rahoveci ka shënuar fitore të lehtë ndaj KB Feronikelit, me rezultat 104-72, ndeshje e cila u zhvillua në palestrën “Mizair Isma”.

Vreshtarët e nisën ndeshjen më mirë prej fillimit duke e fituar çerekun e parë me rezultat 2\18012.

Çereku i dytë ishte fatal për Feronikelin, pasi e humbën me rezultat 42:14.

Edhe çerekun e tretë i takoi vreshtarëve të cilët e fituan me rezultat 17-15.

Çereku i katërt dhe i fundit u mbyll me rezultatin 29-29, për tu përmbyllur ndeshja me rezultat 104-72.

Te Feronikeli u dalluan Fisnik Juniku me 21 pikë dhe Kareem Storey me 18.

Kurse te Rahoveci më të mirët ishin Alban Veseli me 25 pikë, Joshua McFolley me 22 dhe Jabari Craig me 13 pikë dhe 14 kërcime.

Rahoveci pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e dytë në Superligën e Kosovës me 13 fitore e pesë humbje.

Ndërkaq Feronikeli në vendin e shtatë me pesë fitore e 13 humbje.

Në xhiron e ardhshme Rahoveci përballet me Lipjanin, kurse Feronikeli luan ndaj Prizrenit.