Basketboll: Rahoveci fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Yllit

Rahoveci e ka fituar gjysmëfinalen e parë të Play – Off-it në Superligën e Kosovës në basketboll ndaj yllit me shifrat 69-66.

Vendasit e nisën ndeshjen mirë duke e fituar çerekun e parë me shifrat 20-8.

Çereku i dytë ishte më i barabartë, të cilën e fitoi Rahoveci me rezultat 21-19, për ta mbyllur pjesën e parë me shifrat 41-27.

Dy çerekët fundit i takuan Yllit me shifrat 9-16 dhe 19-23, por nuk i mjaftuan që ta shmangnin humbjen.

Në fund Rahoveci triumfoi me shifrat 69-66.

Te Rahoveci u dalluan Darell Davis me 23 pikë e tetë kërcime, ndërsa te Golden Eagle Ylli pikë dyshifore shënuan Erjon Kastrati 14, Elyjah Clark 13, Valon Bunjaku dhe Demetris Morant nga 12.

Skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale e madhe.