Basketboll, Prizreni e demolon Trepçën

Ponte Prizreni ka shënuar fitore të lehtë ndaj Trepçës si mysafir me rezultat 51:103, në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore bindëse.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 11:30.

Me lojë të mirë vazhduan edhe në çerekun e dytë, që e fituan 16:35.

Çerekun e tretë Prizreni e fitoi me rezultat 19-2.

Çereku i katërt dhe të fundit e fitoi Trepça me rezultat 22-19, por nuk i mjaftoi që ta shmangë humbjen e thellë me rezultat 51-103.

Agon Selmani dhe Ramandan Zekiqi shënuan nga tetë pikë për mitrovicasit, kurse te mysafirët u dalluan Malcom Canada me 24 pikë, 14 kërcime e shtatë asistime, Ty Nichols me 24 pikë e pesë kërcime dhe Blend Matoshi me 20 pikë e dhjetë kërcime.

Trepça ka dy fitore dhe dhjetë humbje në këtë edicion, kurse Ponte Prizreni tetë fitore dhe pesë humbje.