Basketboll, Prizreni 16 kualifikohet në finale

KB Prizreni 16 e ka siguruar kalimin në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll pasi e ka mposhtur Pejën me shifrat 96-85.

Ndeshjen më mirë e filluan pejanët duke e fituar çerekun e parë me shifrat 21:22.

10 minutëshi i dytë i takoi në tërësi prizrenasve, të cilët e fituan me rezultat 26-15, për të shkuar në pushim me shifrat 47-37.

Basketbollistët nga Prizreni e thelluan edhe më shumë epërsinë në periodën e tretë, ku më e larta ishte 70:50, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 72:54.

Në 10 minutat e fundit, pejanët u munduan të rikthehen, por nuk ia arritën qëllimit dhe Prizreni 16 triumfoi me shifrat 96:85.

Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 24 pikë e nëntë asistime dhe Urim Zenelaj me 20 pikë e shtatë kërcime, kurse te Peja u dalluan Dardan Berisha me 26 pikë dhe Henrik Sirko me 22.

Prizreni 16 në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Trepça, që zhvillohet nga ora 19:00.