Basketboll: Prishtina triumfon ndaj Ponte Prizrenit

KB Prishtina ka fituar si mysafir ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 85-89, në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Bardhekaltrit nga Prishtina shënuan 18 herë për tri pikë nga 41 tentime, që u ndihmoi shumë në fitoren e dytë në këtë edicion.

Çereku i parë i takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 21-15.

Në çerekun e dytë mysafirët i treguan dhëmbët duke e fituar me rezultat 14-28, duke shkuar në pushim me shifrat 35-43, për Prishtinën.

Çerekun e tretë e nisën më mirë Ponte Prizreni duke e fituar me rezultat 28-23.

Pjesën e fundit mysafirët u reguan më të saktë duke mos e lëshuar fitoren nga duart për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 85-89.

Pas pesë xhirove të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe tri humbje.

Te Ponte Prizreni u dalluan Ty Nichols me 22 pikë e tetë asistime, Josh Martin me 20 pikë e 10 kërcime dhe Urim Zenelaj me 18 pikë e 10 kërcime.

Derisa te Prishtina më të mirët ishin Fisnik Rugova me 28 pikë e 10 kërcime, Arian Qallaku me 25 pikë e nëntë asistime dhe Edmond Azemi me 20 pikë.