Basketboll, Prishtina përforcohet me basketbollistin Wendell Mitchell

Klubi i basketbollit Prishtina ka njoftuar se është përforcuar me Wendell Mitchelin.

Mitchell vjen te Prishtina pak para nisjes së sezonit të ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit.

Mitchell ka nënshkruar kontratën e re në prani të kryetarit të klubit Burim Maraj dhe drejtorit Edmond Azemi.

Wendell është shprehur i lumtur që iu ka bashkuar klubit të Prishtinës.