Basketboll: Prishtina mposht Yllin dhe fiton Kupën e Kosovës

Sigal Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll duke e mposhtur Yllin me rezultat 76-82.

Ndeshjen e nisën më mirë krye-82.qytetasit duke e fituar çerekun e parë me rezultat 16-27.

Në 10 minutëshin e dytë Ylli luajti më mirë duke e fituar me rezultat 19-14, për ta mbyllur pjesën e parë me shifrat 35-41, për Prishtinën.

Ylli vazhdoi me lojë edhe në çerekun e tretë duke e fituar me rezultat 27-23.

10 minutat e fundit ishin dramatik të cilët i takuan Prishtinës duke fituar me rezultat 14-18, për të triumfuar në fund 76-82.

Te Golden Eagle Ylli u dallua Erjon Kastrati me 22 pikë e tetë asistime, kurse te Sigal Prishtina, Nigel Johnson me 21 pikë, 7 kërcime e 13 asistime.