Basketboll: Prishtina mposht Trepçën

Sigal Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 94-76, në kuadër të xhiros së dytë në Superligen e Kosovës në basketboll.

Prishtina e nisi mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultat 26-15.

Vendasit luajtën mirë edhe në çerekun e dytë duke e fituar me rezultat 27-16, për të shkuar në pushim me epërsi 53-31.

Epërsinë e krijuar në dy çerekët e dytë, vendasit e ruajtën edhe në dy 10 minutshat e fundit për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 94-76.

Pikë dyshifrore te Prishtina shënuan Arian Qallaku 14, Altin Morina 13, Meriton Ismaili 12, Fisnik Rugova 11, Dion Haxhosaj 11 dhe Arian Mehmeti 10.

Kurse te Trepça tre basketbollistë shënuan nga 14 pikë: Valdrin Haxhiu, Ramadan Zekiqi dhe Mojeed Eëuosho, kurse Kalin Fisher shtoi 13.

Sigal Prishtina ka një fitore dhe një humbje.

Ndërkaq, Trepça dy humbje nga dy ndeshje.