Basketboll: Prishtina mposht Rahovecin në shtëpi

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 75-93, ndaj Rahovecit në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen mirë duke e fituar çerekun e parë me rezultat 16-19.

Në 10 minutëshin e dytë vendasit u këndellën duke e mbyllur me rezultat 43-42.

Prishtina tregoi se kishte ardhur për fitore duke e mbyllur çerekun e tretë me rezultat 58-64.

Në çerekun e katërt mysafirët e menaxhuan mirë epërsinë duke fituar në fund me rezultat 75-93.

Te Rahoveci u dallua Isaiah Traylor me 33 pikë e pesë kërcime dhe Amadi Ikpeze me 13 pikë e 11 kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 23 pikë e gjashtë asistime, Seth Ladey me 14 pikë e nëntë kërcime, Edmond Azemi me 14 pikë e gjashtë kërcime dhe Fisnik Rugova me 10 pikë e 12 kërcime.

Rahoveci ka 12 fitore dhe pesë humbje, kurse Sigal Prishtina pesë fitore dhe 12 humbje.