Basketboll: Prishtina mposht Bashkimin në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 88-99, ndaj Bashkimit në Prizren në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çerekun e parë e fituan mysafirët me rezultat 19-24.

10 minutëshi i dytë po ashtu i takoi Prishtinës të cilët e fituan me shifrat 21-25 për ta mbyllur pjesën e parë me rezutlat 40-49.

Prizrenasit u këndellën në 10 minutëshin e tretë duke e fituar me rezultat 21-16, për ta ngushtuar epërsinë në 61-65.

Në çerekun e katërt Prishtina luajti mjaftë mirë duke e fituar me rezultat 28-34, për të triumfuar në fund me shifrat 88-99.

Bashkimi ka dhjetë fitore dhe dhjetë humbje, kurse Sigal Prishtina shtatë fitore dhe 14 humbje.