Basketboll: Prishtina e nis vitin me fitore
Sigal Prishtina e ka nisur vitin me fitore duke e mposhtur Vëllaznimin në udhëtim me rezultat 62-69, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Çereku i parë i takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 18-17.
Vendasit ishin më të mirë edhe në 10 minutëshin e dytë duke fituar me rezultat 17-12, për të shkuar në pushim me shifrat 35-29.
Prishtinasit u këndellën në dy çerekët e fundit duke i fituar me rezultat 17-23 dhe 10-17, për të triumfuar në fund me rezultat 62-69.
Te Vëllaznimi u dalluan Cendrik Council me 23 pikë e 11 kërcime, Christopher Hortman me 14 pikë e 15 kërcime dhe Devonte Jackson me 15 pikë e 10 kërcime, kurse te Sigal Prishtina më i miri ishte Daniel Lekndreaj me 22 pikë e gjashtë kërcime.
Pas 13 xhirove, të dy skuadrat i kanë nga katër fitore dhe nëntë humbje.