Basketboll: Prishtina e fiton derbin ndaj Pejës

Prishtina ka mposhtur Pejën me rezultat 94-84, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë duke e fituar çerekun e parë me rezultat 18-29.

Prishtina u këndell në 10 minutëshin e dytë duke e fituar me rezultat 29-19, për ta mbyllur pjesën e parë me shifrat 47-48.

Kryeqytetasit luajtën mirë në çerekun e tretë duke e fituar me rezultat 22-16.

Po ashtu edhe 10 minutëshi i fundit i takoi vendasve për të triumfuar në fund me rezultat 94-84.

Te prishtinasit u dalluan Tevin Mack me 37 pikë e 10 kërcime dhe Nigel Johnson me 25 pikë, kurse te pejanët më të mirët ishin Brandon Ëalters me 29 pikë e 16 kërcime dhe Rron Grapci me 21 pikë.

Sigal Prishtina ka 8 fitore dhe 14 humbje, ndërsa Peja 12 fitore dhe 10 humbje.