Basketboll: Ponte Prizreni mposht Trepçën
Ponte Prizreni ka shënuar fitore me rezultat 95-74, ndaj Trepçës në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultat 27-20.
Pjesën e parë vendasit e mbyllen me rezultat 46-42.
Dy çerekët e fundit i takuan në tërësi vendasve të cilët çerekun e tretë e fituan me rezultat 21-12 dhe të katërtin me rezultat 28-20, për të triumfuar bindshëm në fund 95-74.
Te Ponte Prizreni u dalluan Xavier Cannefax me 22 pikë e 10 asistime, Jeremiah Paige me 27 pikë, Arti Hajdari me 16 pikë dhe Joshua Martin me pesë pikë e 22 kërcime, kurse te Trepça më të mirët ishin Erving Walker me 26 pikë dhe Besnik Azemi e Dillon Smith me nga 13 pikë e tetë kërcime.
Pas kësaj fitoreje Ponte Prizreni ngjitet në vendin e dytë me 24 pikë, një më pak se lideri, Rahoveci.
Kjo është humbja e 12-të për Trepçën në 14 ndeshje duke u pozicionuar në vendin e fundit me 16 pikë.