Basketboll: Ponte Prizreni mposht Rahovecin në shtëpi

Ponte Prizreni ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Rahovecit me rezultat 87-98, ndeshje e vlefshme për xhiron e 18-të në Superligen e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë duke e fituar çerekun e parë me rezultat 20-33.

Vendasit u këndellen në 10 minutëshin e dytë duke e fituar me rezultat 21-15, për të shkuar në pushim me rezultatin e përgjithshëm 41-48.

Çereku i tretë i takoi Pontes të cilin e fituan me rezultat 20-24, duke treguar rezultatin në semafor pas 30 minutash 61-72 për mysafirët.

10 minutëshi i fundit u mbyll me rezultat të barabartë 26-26, për të triumfuar në fund Ponte Prizreni me rezultat 87-98.

Te Rahoveci u dallua Isaiah Traylor me 21 pikë e shtatë asistime, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Arti Hajdari me 22 pikë e shtatë asistime dhe Xavier Cannefax me 22 pikë, 7 kërcime dhe 8 asistime.