Basketboll: Ponte Prizreni mposht Pejën

Ponte Prizreni ka shënuar fitore bindëse ndaj Pejës në udhëtim me rezultat 62-88, në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të “Play off”-it, në Superligën e Kosovës në basketboll.

Prizrenasit barazuan serinë në 2:2 dhe finalisti do të vendoset në Prizren të martën.

Mysafirët e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke qenë më të mirë në çerekun e parë, ku epërsinë më të lartë e arritën 16-31, derisa kjo pjesë përfundon 19-31. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, megjithatë, prizrenasit ruajtën epërsinë e krijuar, duke përmbyllur pjesën e parë në të mirë të tyre me shifrat 34-49.

Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë dhe treguan vendosmëri për të fituar, kurse pejanët assesi të këndellen. Ponte shkoi deri në 20 pikë epërsi, 41-61, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 50-68. Prizreni nuk u ndal as në 10 minutat e fundit, që e fitoi 12-20, për të triumfuar 62-88.

Te Peja u dallua Brandon Ëalters me 11 pikë e nëntë kërcime, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Këame Vaughn me 22 pikë dhe Divine Myles me 19.