Basketboll, Penza fiton Superkupën e Kosovës

KBF Penza e ka fituar Superkupën e Kosovës duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 77:71.

Ndeshjen e nisën më mirë vashat pejane duke e fituar çerekun e parë me shifrat 22:16.

Vashat e Prishtinës u këndellën në çerekun e dytë duke e fituar me shifrat 17-18 për të shkuar në pushim me rezultatin 39:34 në të mirë të pejanëve.

Lojë shumë interesante u zhvillua në periodën e tretë dhe me rikthime. Bardhekaltret nga Prishtina sërish rikthehen, duke pasur pesë pikë epërsi, 46:51, por një seri e vendaseve prej 9:0, bëri që të rikthehet rezultati në 55:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:54.

Lojë dramatike u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku Penza ishte e përkrahur nga publikut vendas, kurse Prishtina luftoi deri në fund, ndërsa asnjëra nuk arrinte të shkëputej. Megjithatë, në momentet e fundit skuadra e Penzës u tregua më e vëmendshme, duke triumfuar 77:71.

Kupën kapitenes së Pejës, Valbona Bytyqi ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe zëvendësdrejtoresha e Ministrisë së Kulturës së Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Briana Ëilliams e Penzës u shpall MVP e Superkupës.