Basketboll: Penza fiton derbin ndaj Prishtinës

KBF Penza ka shënuar fitore ndaj KBF Prishtinës me rezultat 66-77, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e vajzave në basketboll.

10 minutëshi i parë ishte i barabartë i cili përfundoi me rezultatin 22-22.

Çereku i dytë i takoi skuadrës pejanë të cilat e fituan me rezultat 15-21.

Pejanet vazhduan me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë duke fituar me rezultat 12-17, kurse 10 minutëshi i fundit përfundoi me rezultat 17-17, për të përfunduar në fund me shifrat 66-77.

Dajan Daniel u dallua te Prishtina me 12 pikë e shtatë kërcime, kurse te Penza u dalluan Gabrielle Cooper me 27 pikë e 10 kërcime dhe Arbnore Përquku me 15 pikë e 14 asistime. Tani të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe gjashtë humbje.