Basketboll, pensionohet ikona e Prishtinës, Edmond Azemi
Njëri prej basketbollistëve më të mirë në histori të Kosovës, Edmond Azemi i ka dhënë fund karrierës së tij si pensionist.
KB Prishtina ka bërë të ditur për pensionimin e Edmond Azemit.
Azemi ishte pjesë e Prishtinës që nga vitit 1999 duke i fituar 36 trofe me “Plisat”.
40-vjeçari ka fituar 12 tituj, 14 Kupa, 7 Superkupa, dy tituj të Ligës Ballkanike dhe një titull në Islandë.
Pas pensionimit, Edmond Azemi ka marrë postin e drejtorit gjeneral te Prishtina.
“Kur lexon fjalët e lartpërmendura e kupton lehtë se për kë bëhet fjalë, madje nuk ka nevojë as t’i përmendet emri. Filloi në moshë të re me ëndrra të mëdha, por as në ëndrrat më të mira nuk do të mund ta imagjinonte një karrierë më të lavdishme se kjo”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e Prishtinës.