Basketboll: Peja mposht Vëllazinimin

Peja ka shënuar fitore me rezultat 83-67, ndaj Vëllaznimit në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

10 minutëshi i parë ishte i baraspeshuar të cilën e fituan vendasit me rezultat 15-14.

Çerekun e dytë Peja bëri lojë më të mirë duke e fituar me rezultat 25-19, për të shkuar në pushim me shifrat 40-33.

Vendasit e përfunduan çështjen e fituesit në çerekun e tretë të cilin e fituan me rezultat 21-13, duke treguar rezultatin në semafor 61-46, pas 30 minutave për vendasit.

10 minutat e fundit u mbyllen me rezultatin 22:21, duke ërë që Peja të triumfojë me rezultatin 83-67.

Te Peja u dalluan Brandon Walter me 26 pikë e 14 kërcime, Robert Cartëright me 21 pikë e 10 asistime dhe Marko Peroviq me 18 pikë e 6 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dalluan Devonte Jackson me 22 pikë, Cendrik Council me 14 pikë dhe 12 kërcime dhe Christopher Hortman me 17 pikë.

Peja ka nëntë fitore dhe pesë humbje, kurse Vëllaznimi katër fitore dhe 10 humbje.