Basketboll: Peja e demolon Bashkimin

Peja ka shënuar fitore të lehtë ndaj Bashkimit me rezultat 95-58, në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Peja e nisi mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultat 26-17.

10 minutëshi i dytë ishte edhe më i mirë për vendasit pasi e fituan me rezultat 22-8, për të shkuar në pushim me rezultatin 48-25.

Pejanët vazhduan me lojë të mirë edhe në 10 minutëshin e tretë duke e fituar me rezultat 21-17.

Çëeëku i katërt ishte vetëm formalitet të cilin e fituan vendasit me rezultat 26-16, për të triumfuar në fund me rezultatin 95-58.

Te Peja u dalluan Brandon Walters me 18 pikë e 13 kërcime, Dion Dixon me 19 pikë e shtatë asistime, Dardan Berisha me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Marko Peroviq me 15 pikë e tetë kërcime, kurse te Bashkimi, Endrit Hysenagolli me 13 pikë e 11 kërcime.

Peja ka 12 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi nëntë fitore dhe nëntë humbje.