Basketboll, Peja bëhet me trajner të ri

KB Peja ka njoftuar se është bërë me trajner të ri.

Trajneri Shemsettin Bash është kthyer te skuadra e Pejës.

48-vjeçari nga Turqia do ta udhëheqë ekipin pejan për sezonin 2021/2022.

Bash ishte pjesë e Pejës në sezonin e kaluar duke e udhëhequr skuadrën për dy ndeshje, pastaj dha dorëheqje nga posti i trajnerit për arsye familjare.