Basketboll, Marmarinos publikon listën e basketbollistëve të ftuar për ndeshjet ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Christos Marmarinos ka bërë publike listën e 12 basketbollistëve të ftuar për ndeshjet ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës.

Këto dy ndeshje do të zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Kosova do të përballet me Norvegjinë në udhëtim më 25 Nëntor, kurse më 28 Nëntor, zhvillohet përballja ndaj Danimarkës në Prishtinë.

Basketbollistët e Kosovës në fundjavë (të shtunën dhe të dielën) do të stërviten në Marigona Rezidencë, ndërsa më 22 Nëntor do të udhëtojnë drejt Norvegjisë.

12 shja e përzgjedhur:

Arti Hajdari

Valon Bunjaku

Meriton Ismaili

Erjon Kastrati

Dardan Berisha

Samir Zekiqi

Drilon Hajrizi

Muhamedali Janjeva

Denis Zenelaj

Dion Sheqiri

Gëzim Morina

Fisnik Rugova