Basketboll, Kosova U20 mposhtet nga Rumania

Kombëtarja e Kosovës U20 në basketboll te vajzat ka pësuar humbje nga Rumania U20 me rezultat 80-64, në kuadër të Women’s European Challenger, që po zhvillohet në Shkup.

Kosova e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke pasur epërsi 5:12, e më pas 8:14 dhe 13:20, por në fund e lëshuan epërsinë, duke bërë që çereku i parë të përfundojë me barazim, 24:24.

Vashat dardane e nisën mirë edhe periodën e dytë, me gjashtë pikë radhazi, duke mos lënë Rumaninë të shënojë për pesë minuta. Kosova ishte në epërsi gjatë gjithë periudhës së dytë, ku kishte epërsi deri në tetë pikë, 30:38 e më pas edhe 33:41, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 38:43.

10-minutëshi i tretë ishte fatal për Kosovën, që shënoi vetëm gjashtë pikë dhe pësoi 22, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:49.

10 minutat e fundit ishin më të baraspeshuara, 20:15, ndërsa Rumania triumfoi në fund 80:64.

Te Kosova u dalluan Agnesa Rrahmani me 23 pikë, Tringa Ukaj me 10 pikë e 17 kërcime, Astera Tuhina me 10 pikë e nëntë asistime dhe Djellza Dekaj me 13 pikë.

Për Kosovën kjo është humbja e tretë në këtë turne.

Kosova ndeshjen e fundit e zhvillon të dielën ndaj Maqedonisë së Veriut nga ora 21:00.