Basketboll, Kosova sonte ndeshet me Luksemburgun

Kombëtarja e Kosovës sonte nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë do të jetë nikoqire e Luksemburgut.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të Grupit B, për parakualifikimet për Kupën e Botës 2023.

Kosova pozicionohet në vendin e tretë me dy fitore dhe dy humbje.

Dardanëve i duhet fitore sonte ndaj Luksemburgut dhe më 20 shkurt ndaj Sllovakisë për ta siguruar vendin e dytë, vend që ia siguron kualifikimet.

Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë e kishte fituar në Luksemburg me rezultat 80-84.

Analistë dhe trajner të basketbollit kanë thënë për KALLXO.com, se Kosova për ndeshjen e sotme është favorite ndaj Luksemburgut dhe presin fitore nga djelmoshat e udhëhequr nga Christos Marmarinos.