Basketboll: Kosova po mposhtet nga Luksemburgu

Është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Luksemburgut me rezultat 46-55 për mysafirët.

Kjo ndeshje është duke u luajtur në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2023.

Luksemburgu e nisi ndeshjen më mirë duke e fituar çerekun e parë me rezultat 23-32.

10 minutëshi i dytë ishte më i mirë për vendasit i cili u mbyll me rezultat 23-23, duke treguar shifrat 46-55 pas 20 minutave.

Kujtojmë se kjo ndeshje është duke u luajtur në Prishtinë.

Koshashënuesi më i mirë në 20 minuta ka qenë Alban Veseli me 9 të tilla nga 8 minuta e 52 sekonda të luajtur.