Basketboll: Jep dorëheqje trajneri i Prishtinës
Trajneri i Prishtinës, Dragan Radoviq ka dhënë dorëheqje pas humbjes së sotme si vendas nga Vëllaznimi, ndeshje e cila u luajt në kuadër të të xhrios së 20-të në Superligen e Kosovës në basketboll.
“Pas përfundimit të ndeshjes së sotme kundër KB Vëllaznimi, kryetrajneri Dragan Radoviq njoftoi bordin e klubit për dorëheqje nga pozita. Trajnerin Radoviq e falënderojmë për angazhimin e deritashëm dhe kontributin e tij në fitoren e kupës së Kosovës dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Dragan Radoviq e fitoi Kupën e Kosovës me Prishtinën.
Trajneri nga Mali i Zi e mori drejtimin e Prishtinës në fundin e vitit 2020.
Aktualisht, Prishtina zë vendin e parafundit në tabelë me 26 pikë të mbledhura pas gjashtë fitoreve e 14 humbjeve në 20 ndeshje të luajtura këtë sezon.