Basketboll: Gëzim Morina i bashkohet Yllit

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka njoftuar se ka transferuar basketbollin e Kombëtares së Kosovës, Gëzim Morinën.

Morina i bashkohet Erjon Kastratit i cili para pak ditësh iu bashkua klubit nga Suhareka.

“Gezim Morina i bashkohet ekipit tonë. Mirë se vjen në qytetin e basketbollit”, thuhet në njoftimin e Yllit.

Basketbollisti 205 centimetra i gjatë i bashkohet Yllit nga skuadra sllovene Helios Sun, i cili ka luajtur me një mesatare prej 4.8 pikëve dhe 3.7 kërcimeve për ndeshje.

Gëzim Morina është nga Suhareka, por karrierën e tij e ka zhvilluar jashtë Kosovës.