Basketboll, Fitore dramatike e Bashkimit në Mitrovicë ndaj Trepçës

KB Bashkimi ka shënuar fitore dramatike ndaj KB Trepçës me rezultat të ngushtë 70-69, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë i takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 18:15.

Edhe çerekun e dytë Trepça e fitoi  e fitoi me rezultat 19:10, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 37-25.

Në çerekun e tretë prizrenasit u këndellën duke e fituar me rezultat 25-17.

Çereku i katërt ishte vendimtar për mysafirët të cilët e fituan me rezultat 20-15, për ta mbyllur ndeshjen me një pikë epërsi 70-69, në palestren “Minatori” në Mitrovicë.

Te Trepça u dalluan Hanes me 24 pikë dhe Alante Fenner me 14 pikë dhe 13 kërcime.

Ndërkaq te Bashkimi më i dalluari ishte Corey Ross me 26 pikë e dhjetë kërcime.

Pas kësaj fitoreje Bashkimi pozicionohet në vendin e katërt me 12 fitore dhe 6 humbje.

Në xhiron e 21-të Bashkimi pushon, ndërsa Trepça takohet me Yllin.