Basketboll: Fitore dramatike e Bashkimit ndaj Trepçës

KB Bashkimi ka shënuar fitore dramatike ndaj Trepçës, me rezultat 73-72, në kuadër të xhiros së parë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Prizrenasit e nisën mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e par me rezultat 27-15.

Çereku i dytë i takoi mysafirëve duke e fituar me rezultat 13-22, duke u mbyllur pjesa e parë me rezultat 40-37, në të mirë të vendasve.

Trepça nuk u dorëzua dhe vazhdoi më lojë të mirë edhe në pjesën e dytë. Xehetarët fituan periudhën e tretë 15-19, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 55:56. 10 minutat e fundit ishin shumë interesante, por edhe dramatike.

Pas një loje me shumë kthesa, Trepça arrin të barazojë rezultatin në 72-72, 19 sekonda nga fundi, por më pas Carter i Bashkimit realizoi njërën nga dy gjuajtjet e lira dhe ia siguroi skuadrës së tij fitoren e parë këtë kampionat.

Te Bashkimi pikë dyshifrore shënuan Nikola Vukçeviq me 22 pikë, Ujkan Karanezi me 13 pikë e 12 kërcime, Shaq Carter me 16 pikë e nëntë kërcime dhe Musab Mala me 12 pikë, 5 kërcime e 7 asistime.

Kurse te Trepça më të dalluarit ishin Mojeed Ewuosho me 21 pikë, Deshaun Haygood me 20 pikë e 7 kërcime, Burim Zekiqi me 14 pikë dhe Kalin Fisher me 13 pikë e 9 kërcime.