Basketboll: Drita mposht Istogun dhe kalon në finale të Kupës

RC Cola Drita ka fituar ndaj Istogut me rezultat 64-69, në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë.

Ndeshjen e nisën më mirë Drita duke e fituar çerekun e parë me rezultat 22-24.

10 minutëshi i dytë po ashtu i takoi gjilanasve të cilin e fituan me rezultat 8-16.

Çereku i tretë i takoi Istogut duke e fituar me rezultat 19-13, për rezultatin 49-53, për Dritën.

10 minutat e fundit ishin mjaftë interesant, por gjilanasit e ruajtën epërsinë dhe triumfuan në fund me rezultat 64-69.

Drita në finale të Kupës së Ligës së Parë do të përballet me fituesin e ndeshjes Marigona Hill Prishtina-AS Prishtina, që zhvillohet të enjten nga ora 13:00.