Basketboll: Bashkimi triumfon në Gjakovë ndaj Vëllaznimit

KB Bashkimi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 61-69, ndeshje e vlefshme për xhiron e 24-të në Superligen e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultat 15-24, duke treguar se kanë udhëtuar për fitore.

10 minutëshi i dytë ishte i barabartë 13-13, për tu mbyllur pjesa e parë me rezultat 28-37.

Çereku i tretë po ashtu ishte i barabartë duke u mbyllur me rezultat 23-23, duke treguar rezultatin në semafor pas 30 minutave 51-60.

10 minutëshin e fundit e fituan vendasit me rezultat 10-9, i cili nuk i mjaftoi ta shmangnin humbjen në fund me rezultat 61-69.

Te Vëllaznimi u dallua Emmanuel Emogbo me 15 pikë e tetë kërcime, kurse te Bashkimi më i dalluari ishte Julian Hamati me 22 pikë e 13 kërcime.

Vëllaznimi ka 7 fitore dhe 17 humbje, kurse Bahskimi 11 fitore dhe 13 humbje.