Basketboll: Bashkimi triumfon ndaj Yllit

Bashkimi ka triumfuar ndaj Yllit, me rezultat 89-85, në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë i takoi vendasve të cilët e mbyllen me rezultat 20-19.

Rezultati i pjesës së parë pas dy çerekëve tregonte rezultatin në semafor shifrat 41-47, për Yllin.

Çereku i tretë ishte i baraspeshuar duke u këndellur vendasit të cilët e mbyllën 10 minutëshin e tretë me rezultat 57-59.

Në 10 minutat e fundit, Bashkimi kishte epërsi deri në gjashtë pikë, por me pas Ylli e rikthen epërsinë në tre pikë. Një gjuajtje e Musab Malës, nënta sekonda para fundit, bën që ndeshja të shkojë në vazhdime. E, në vazhdime, Bashkimi ishte më i mirë dhe fiton 89-85.

Te Bashkimi më të mirët ishin Sean Hoehn me 32 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, Musab Mala me 21 pikë, Julian Hamati me 14 pikë e 15 kërcime dhe Shaq Carter me 12 pikë e nëntë kërcime.

Kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 26 pikë, Cody John me 20 pikë dhe Griffin Rame me 16.

Tani të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe pesë humbje.