
Basketboll: Bashkimi tregohet i fortë për Pejën
Bashkimi ka mposhtur Pejën me rezultat 92-83, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Pejanët e nisën mirë ndeshjen, pasi fituan në çerekun e parë me rezultat 19-33.
10 minutëshi i dytë i takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 25-21, për të shkuar në pushim me shifrat 44-54, për Pejën.
Prizranist në periudhën e tretë bën superlojë duke i mposhtur pejanët me rezultat të thellë 27-6.
Në 10 minutat e ufndit u zhvillua lojë e barabartë duke bërë që Bashkimi të triumfojë në fund me rezultat 92-83.
Te Bashkimi u dalluan Sean Hoehn me 22 pikë, Shaq Carter me 22 pikë e 13 kërcime, Julian Hamati me 18 pikë e 13 kërcime dhe Musab Mala me 21 pikë e gjashtë asistime, kurse te Peja më i miri ishte Dion Dixon me 31 pikë, derisa munguan dyshja Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi.
Bashkimi ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse Peja shtatë fitore dhe katër humbje.