Basketboll: Bashkimi mposht Trepçën

KB Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 91-95, ndaj Trepçës në Mitrovicë në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë i takoi Bashkimit duke e mbyllur me rezultatin 23-28.

Mitrovicasit e nisën më mirë çerekun e dytë, por në fund prizerenasit u treguan të vëmendshëm duke shkuar në epërsi me rezultat 46-54.

Çereku i tretë ishte mjaftë interesant, derisa në semafor pas 30 minutash rezultati në semafor tregonte shifrat 68-73.

Trepça tregoi loje të mirë në çerekun e katërt duke e ngushtuar rezultatin 91-93, por Bashkimi nuk lëshoi pe në fund duke triumfuar me rezultat 91-95.

Te Trepça u dalluan Tramaine Isabell me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Burim Zekiqi me 17 pikë, kurse te Bashkimi më të mirët ishin Sean Hoehn me 36 pikë, Musab Mala me 24 pikë, Shaq Carter me 14 pikë e 16 kërcime dhe Julian Hamati me 10 pikë e 14 kërcime.

Trepça ka dy fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi tre fitore dhe pesë humbje.