Basketboll, Bashkimi e mposht Trepçën në Mitrovicë

Bashkimi e ka befasuar Trepçën duke e mposhtur me shifrat 83-87, ndeshje e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjen e nisën më mirë vendasit duke e fituar çerekun e parë me shifrat 23 – 17.

10 minutëshin e dytë prizrenasit u këndellen për ta fituar me shifrat 23-25, për të shkuar në pushim me shifrat 46 – 42.

Çereku i tretë i takoi mitrovicasve që e fituan me shifrat 27-20, për ta quar epërsinë në 73-62.

10 minutëshi i dytë i takoi në tërësi mysafirëve të cilët e fituan me shifrat 10-25, për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 83-87.

Më i dalluari te Bashkimi ishte Valon Bonjaku me 30 pikë dhe tetë asistime. Kurse te Trepça ishte Cocfield me 25 pikë dhe katër kërcime.

Pas kësaj fitoreje Bashkimi i grumbullon  19 pikë, kurse Trepça 21 pikë.